Një foshnjë ka ndërruar jetë pak minuta pasi kishte lindur në Tiranë.
Ngjarja është kallëzuar në Komisariatin Nr.1 nga babai i saj njofton News24.
Babai pretendon se foshnjes nuk i është dhënë kujdesi i duhur në momentin që ka lindur dhe ky ka qenë shkaku që ka ndërruar jetë.
26-vjeçari A.Z, ka pretendime dhe i është drejtuar autoriteteve për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në një maternitet në kryeqytet mesnatën që lamë pas./Opinion.al