Florenc Beqiraj, shqiptari që u plagos në rrethana ende të panjohura në një burg të Marsejës të Francës ka ndërruar jetën mbrëmjen e vonë të së premtes. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga i ati i 23 vjecarit, Gëzim Beqiraj. Ai ka deklaruar se mjekët francezë i fikën aparaturat që e mbanin në jetë zotohen se do ti shkojë deri në fund hetimit.
Gëzimi Beqiraj shtoi se ka marrë avokat, ndërsa theksoi se janë disa të rinj emigrantë shqiptarë që po e ndihmojnë në Francë në këto ditë të vështira.
“Kam marrë avokat dhe do ti shkoj deri në fund kësaj çështje, mjekët i kanë fikur aparaturat pa lejen time. Në këto ditë të vështira janë disa djem shqiptarë në Francë që po më ndihmojnë në çdo drejtim”, u shpreh Beqiraj.