-Kulturë

Ndërron jetë ‘bilbili’ i Kosovës, “baresha” Nexhmije Pagarusha


               Publikuar në : 10:56 - 07/02/20 |
Al Do

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e saj si dhe nga ministria e Kulturës në Kosovë.

“Zemer na ike e qete si dhe ishe ne jete!Iku nga kjo jete e madhja. Nexhmije Pagarusha,”-shkruan një nga familjaret e saj.

Mbesa e saj, Cuca Pagarusha ka publikuar në rrjete sociale një foto profili ku tregon për humbjen e nënës së saj, ikonës së muzikës shqiptare.

Homazhet dhe varrimi për “Bareshën” do të kryhen ditën e nesërme (8 Shkurt 2020).

Pagarusha lindi më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarush.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare përfshin interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore, opera por edhe si aktore e suksesshme në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. /Opinion.al

 

Pas