-Kulturë

Ndërron jetë artistja shqiptare, një nga themelueset e cirkut shqiptar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 09/06/22 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta artistja Vitore Sallaku, një nga themelueset e Cirkut shqiptar. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Margariti shkruan se akrobatja ka lënë pas shumë kujtime të bukura, saqë largimi i saj do të jetë vetëm fizik.

 “Një grua e rrallë, energjike, një artiste e talentuar, një nga themelueset e Cirkut shqiptar, u nda nga ne. Akrobatja Vitore Sallaku ka lënë pas kaq shumë kujtime të bukura dhe u ka falur kaq shumë gëzim njerëzve, saqë largimi do të jetë vetëm fizik!
Ajo ishte dhe do të mbetet një shkollë për brezat e rinj!”, shkruan ministrja e Kulturës Elva Margariti në një postim në rrjetet sociale.

Vitore Sallaku ishte edhe bashkëshortja e një prej aktorëve të dashur të humorit, Skënder Sallakut.

Që në moshën 11 vjeçare ajo ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të cirkut.

Në shenjë mirënjohje të aktivitetit të saj artistik, i janë akorduar Medalje dhe Urdhëra Pune, gjithashtu edhe titujt “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Pas