-Kulturë

Ndërron jetë aktorja e famshme me origjinë shqiptare Irene Pappas



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:41 - 14/09/22 |
Opi Nion

Aktorja e famshme me origjinë shqiptare, Irene Pappas, e cila luajti në mbi 70 filma në një karrierë mbi 50-vjeçare, u nda nga jeta të mërkurën në moshën 96-vjeçare.  Lajmin e ka dhënë Ministria e Kulturës e Greqisë.

Në karrierën e saj të gjatë, ajo u konsiderua një simbol thelbësor i bukurisë dhe një përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare jashtë Greqisë, duke interpretuar role të forta femërore në teatër dhe kinema.

Pappas, emrin e vajzërisë Irene Lelekou, lindi më 3 shtator 1926 në fshatin Chiliomodi, jashtë Korintit, Greqi. Familja e saj u transferua në Athinë kur ajo ishte shtatë vjeç, ku, si adoleshente, ndoqi Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik në Athinë.

Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në Greqi në teatër përpara se të kalonte në film në vitin 1951. Filmi i saj i parë ishte i vitit 1948 “Engjëjt e rënë” të Nikos Tsiforos.

Në vitin 1961 Pappas luajti në The Guns of Navarone dhe në 1964 në ‘Zorba the Greek’ të Cacoyannis, që e shndërruan atë në një yll ndërkombëtar. Një nga paraqitjet e saj të fundit në film ishte në Mandolin e kapitenit Corelli në 2001. Pappas fliste rrjedhshëm edhe italishten, duke marrë role teatrore edhe në gjuhën italiane.

Pas