-Kulturë

Ndërron jetë aktori i njohur i filmave shqiptarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 16/08/22 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Pandi Siku.   Pandi Siku lindi me 28 Korrik 1949 ne Tirane. Ai ishte aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit shqiptar.

I diplomuar ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role te dyta.

Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër debutimin e ben ne dramën “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.

Me pas mund te përmendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

Filmat ku ka luajtur Pandi Siku:

1971: Kur zbardhi një ditë
1973: Brazdat (Ademi)
1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)
1977: Një udhëtim i veshtire (Sokoli)
1978: Kur hidheshin themelet (Mani)
1979: Mysafiri
1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)
1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)
1987: Këmishët me dyllë (Koburja)
1988: Shpresa (Niko)
1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)
1990: Fletë të bardha./Opinion.al

Pas