Ka ndërruar jetë gjashtë orë pas aksidentit shoferi i Postës Shqiptare. Aksidenti ndodhi në Korçë, ku furgoni ”Volkswagen” i Postës Shqiptare u përplas me një tjetër automjet.
Pas plagëve të marra, drejtuesi i furgonit u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohë, është arrestuar drejtuesi i mjetit me të cilin u përplas furgoni i Postës Shqiptare./ Opinion.al