Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme teksa ndodhej duke pirë kafe në një lokal në Shkodër.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi F.V. 58 vjeç dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.
“Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Opinion.al