Ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spital gruaja 49-vjeçare, e cila dyshohet se i vuri flakën vetes dhe më pas u hodh nga ballkoni.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, në qytetin e Korçës.
Shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.
Dëshmitarët pas ngjarjes thanë se e ndjera kur është hedhur ka tentuar të mbahet te kondicioneri, por më pas është rrëzuar.
Si pasojë e djegies dhe dëmtimeve në trup, 49-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.