Aktualitet

Ndërron jetë 22-vjeçarja nga koronavirusi pas 3 javësh në intubim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 10/03/21 |
Opi Nion

Një vajzë 22-vjeçare e identifikuar si  Sidorela Koca e infektuar me koronavirus ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas 3 javësh që ishte e shtruar.

Bëhet me dije se e reja prej ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe e intubuar në spital, teksa ishte në pritje të fëmijës së saj të parë.

Mjekët kanë njoftuar gjithashtu se për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ata kanë ndërhyre në javën e 33 të shtazanisë me metodën cezariane për të shpëtuar fëmijën e saj./Opinion.al

Pas