Bota

Ndërron jetë 12-vjeçarja në Belgjikë, viktima më e re e COVID-19 në Europë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 31/03/20 |
Al Do

Viktima më e re në Europë e pandemisë së koronavirusit është një vajzë 12-vjeçare nga Belgjika.

Sipas autoriteteve belge fëmija deri më tani është personi më i ri, në mesin e mbi 700 viktimave që janë regjistruar në këtë shtet.

Zëdhënësi i qendrës për kriza kombëtare, Emmanuel Andre ka thënë se ky është “një moment emocionalisht i vështirë, sepse përfshin një fëmijë por edhe pas shqetësimit që ka krijuar në komunitetin mjekësor dhe atë shkencor”.

Ende nuk është bërë e ditur nëse vajza ka pasur probleme paraprake shëndetësore.

Andre ka thënë se 98 persona kanë vdekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e dërguar në 705 numrin e të infektuarve në vendin me 11.5 milionë banorë.

Deri më tani është raportuar për 12,705 persona të infektuar me këtë sëmundje në Belgjikë. /Opinion.al

Pas