Bota

Ndërrojnë jetë tragjikisht disa minuta pas martesës


               Publikuar në : 09:22 - 25/08/19 |
Al Do

Vetëm 5 minuta pasi kishin përfunduar ceremoninë martesore, një çift amerikan në Teksas të SHBA ndërroi jetë tragjikisht.

Harley Morgan, 19-vjeç and Rhiannon Boudreaux 20-vjeç u nisën të udhëtonin me makinën e tyre por një kamion i përplasi në autostradë. Automjeti bëri disa rrotullime dhe përplasja rezultoi fatale për çiftin e sapomartuar.

“Pashë djalin teksa vdiste. I kam akoma rrobat me gjakun e tim biri pasi po mundohesha ta nxirrja nga makina. Është një pamje që do të më përndjekë gjithë jetën. Do ta shikoj vazhdimisht atë kamion duke goditur makinën e djalit tim”, tha nëna e dhëndrit. /Opinion.al

Pas