Aktualitet

Ndërroi jetë nga zjarri në Komisariat/ Flet babai i të riut: Sot do i çoja rrobat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:50 - 27/03/22 |
Opi Nion

Ata jenë shprehur të tronditur për gjithçka ka ndodhur, ndërsa Ahmeti, i ati i 26 vjeçarit të ndjerë i përlotur ka thënë së sot do i çonte rrobat të birit në paraburgim .

“Përgjegjësinë e kanë institucionet. Policia më ka lajmëruar për ngjarjen. Sot do shkoja ti çoja rrobat, policia erdhi mbrëmë dhe më tha ka vdekur djali. Ne e çuam për mburojë atje“, tha babai i të riut.

Familjarët të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike thonë se në pamundësi për ta ndjekur vetë nëpër spitalet riun, e kanë çuar 26 vjeçarin në polici që ai të shtrohet në spital që të marrë ndihmë. Po ashtu ai ka thënë se i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike.

“Me 110 mijë lekë pension. Tjetër gjë s’kemi. Dhuna në familje ka qenë shkaku që e çuam atje, se kërkonte lekë ai, ne s’kishim me i dhënë. Shkuam në polici me çu që të mos pinte më drogë. Zihej me gruan dhe frikësoheshin kalamajt. E kemi çuar te peesa disa herë dhe e kanë nxjerrë. Hajde merre policia, prej 5 vitesh këtë punë kemi bë. Djali kishte probleme, ishte duke na djeg shtëpinë”.

“Dhuna në familje ka qenë, se kërkonte lekë ai, ne s’kishim me i dhënë. Shkuam në polici me çu që të mos pinte më drogë. Zihej me gruan dhe frikësoheshin kalamajt. E kemi çuar te 5 disa herë dhe e kanë nxjerrë. Hajde merre policia, prej 5 vitesh këtë punë kemi bë. Djali kishte probleme, ishte duke na djeg shtëpinë”, u shpreh babai.

Daja i të ndjerit kërkon që ta çojnë kufomën e nipit në shtëpi që t’i japin lamtumirën e fundit.

“Kërkojmë të na ndihmojnë, presim ekspertizën. Kanë ardhur mbrëmë ato shefat që bënë njoftimin kurse sot ne kërkojmë që të na lirohet kufoma të kryejmë procesin e varrimit, pastaj presim ekspertizën.  Është futur në një vend ku është me roje ne e dimë vend të sigurtë atje. Atje ka ndodhur kjo tragjedi, se si ka ndodhur s’e dimë. Problemet që ka pasur i kanë ardhur për shkak të fukarallikut të madh. Këto e kanë çu për me e çu në spital.  E kanë çu përmes policisë sepse s’i kanë kushtet ekonomike.  Gjendja ekonomike shumë e keqe me përlrahje të vobektë. Ky s’ka pas mundësi me e çu në spital dhe e ka çu përmes policisë”.

Për zbardhjen e ngjarjes ata thonë se po presin ekspertizën, megjithatë shprehen të bindur se do kërkojnë drejtësi.

“Ne do presim ekspertizën, nëse e nxjerr në atë mendje që dyshojmë ne ne do ta kërkojmë se ka qenë djalë i ri 26 vjeç”.

Ngjarja ndodhimbrëmjen e djeshme, ndërkohë autoritetet sot bënë me dije se pas hetimeve paraprake, ka rezultuar se punonjësit e këtij komisariati nga pakujdesia dhe në kundërshtim me procedurat, kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga shtetasi Arben Mici, i cili ndërroi jetë si pasojë e zjarrit dhe Dilaver Idrizi, i lënduar. Këta të fundit kanë qenë personat të cilët kanë shkaktuar zjarrin në këto ambiente.

Si rrjedhojë policia njoftoi se janë arrestuar dy efektivë dhe janë proceduar tre të tjerë./Opinion.al

Pas