Aktualitet

Ndërroi jetë nga COVID-19, Meta dekoron gjeneral Ndriçim Sallakun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:54 - 21/03/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes  Gjeneral Ndriçim Sallaku.
Ky çmim i jepet Gjeneralit, vetëm 2 ditë pasi nderroi jetë e nuk arriti dot të fitonte betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti Meta nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore, si dhe ndaj kontributit të qenësishëm në zhvillimin, lartësimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve tanë në uniformë, duke u shërbyer me dinjitet dhe krenari demokracisë e vlerave të paqes në radhët e Aleancës së NATO-s, pata privilegjin t’i akordoj sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut.

I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura!”– shkruan Meta./Opinion.al

 

Pas