Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërrimi i viteve, masa të larta sigurie në qytetet më të mëdha në Europë

2017/12/31 at 7:26 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërrimi i viteve, masa të larta sigurie në qytetet më të mëdha në Europë

Qytetet në të gjithë Europën janë në gatishmëri në prag të natës së ndërrimit të viteve, ndërsa kërcënimi për sulme terroriste vazhdon të rëndojë mbi kontinent.


Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, policia ka marrë masa shtesë sigurie, përfshirë ndalimin e kamionëve dhe furgonëve në qendër të qytetit gjatë festimeve. Numri i personave që do të mbushin emblematiken Plaza del Sol në qendër të Madridit për të pritur Vitin e Ri, do të reduktohet nga 25 në 20 mijë vetë, shkruan tch.

Ministria e Brendshme italiane ka urdhëruar që masat e sigurisë të forcohen që para Krishtlindjeve e përgjatë të gjithë periudhës festive, përfshirë festën e fundvitit. Autoritetet lokale kanë rritur masat e sigurisë në zonat që pritet të mbushen me njerëz dhe atraksionet që zakonisht tërheqin vizitorë. Kufizime trafiku dhe përdorim i metal detektorëve janë pjesë e planit të sigurisë përgjatë festës së ndërrimit të viteve në Romë, me masa të shtuara përreth shesheve kryesore të qytetit.

Policë të armatosur do të patrullojnë rrugët e Londrës, ndërsa qyteti përgatitet të shënojë Vitin e Ri me spektaklin e tij tradicional të fishekzjarreve. Policia tha se një sërë masash sigurie janë marrë pas një serie sulmesh terroriste në qytet gjatë këtij viti. Qindra e mijëra njerëz pritet të mblidhen përgjatë brigjeve të lumit Tamiz për të mirëpritur 2018 me një spektakël fishekzjarrësh që ka në qendër Syrin e Londrës. Gjatë 2017, ka pasur katër sulme terroriste në Londër.

Gjermania është në alarm një vit pas sulmit vdekjeprurës me një furgon mbi një treg Krishtlindjesh në Berlin. Barrikada përreth portave të Brandenburgut do të shërbejnë për të qetësuar të gjithë ata që do të dalin në festë. Do të ketë edhe një zonë të sigurt për gratë, pasi qindra prej tyre u ngacmuan seksualisht dhe u grabitën në Këln natën e Vitit të Ri dy vjet më parë. Lëvizja është pritur me polemika, pasi, sipas shumëkujt, një zonë e sigurt për gratë dërgon një mesazh katastrofik.

Në Këln, policia tha se 1400 oficerë do të dislokohen në qendër të qytetit. Fishekzjarrët do të ndalohen, ndërsa ka plane për më shumë kamera survejimi dhe ndriçim të përmirësuar. Ngjarjet në Këln zunë faqet e para të gazetave dy vjet më parë, kur grupe të rinjsh, në dukje afrikano-veriorë, ngacmuan seksualisht qindra gra në qendër të qytetit./BW

 

Etiketa: Europëmasa te rreptanderrimi i viteve


Ju sugjerojmë

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri
Aktualitet

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri

28 Shtator, 2025 1:41 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama: Kosova e ka të pamundur të përparojë në BE pa zgjeruar miqësitë ndërkombëtare

28 Shtator, 2025 1:12 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur

28 Shtator, 2025 12:43 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

28 Shtator, 2025 10:12 am
Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
Aktualitet

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

28 Shtator, 2025 9:42 am
OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”
Bota

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”

28 Shtator, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Shtator, 2025 8:18 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Parashikimi i horoskopit/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

28 Shtator, 2025 8:16 am
Para
Revoltat në Iran, shënohen 2 viktimat e para

Revoltat në Iran, shënohen 2 viktimat e para

E Fundit/ Ndalohet ish-shefi i FNSH-së, Osman Levanaku

Ndalohet ish-shefi i FNSH-së, Levanaku: Arrestimi është politik

Video/ Martesa me mblesëri e Majlindës dhe mohimi i fëmijës nga bashkëshorti

Video/ Martesa me mblesëri e Majlindës dhe mohimi i fëmijës nga bashkëshorti
















TE FUNDIT

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
28 Shtator, 2025

Kur flitet për suksesin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përmenden dy shtylla kryesore: reformat e brendshme që kanë...

Lexo më shumë

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
28 Shtator, 2025

Policia financiare e Italisë ka zbuluar fabrikën më të madhe të paligjshme të cigareve në historinë e vendit. Sipas Guardia di Finanza,...

Lexo më shumë

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
28 Shtator, 2025

Çdo tentativë agresioni kundër Rusisë do të ketë një përgjigje adekuate. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm rus,...

Lexo më shumë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
28 Shtator, 2025

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi la reaguar për raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com