Është ndërprerë përkohësisht seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, i cili ka kërkuar ndërprerjen e seancës, pasi PS do të mbledhi grupin parlamentar për të diskutuar një çështje të rëndësishme.
“Kërkojmë ndërprerje të seancës, kemi një çështje të rëndësishme për të diskutuar si grup parlamentar”, u shpreh deputeti Toni Gogu/Opinion.al