Është ndërprerë seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Burime për Klan News bëjnë me dije se seanca do të rifillojë në orën 13:30, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me dosjen.
Mësohet se avokatët kanë kërkuar të lexojnë 66 fashikujt hetimorë deri në këtë fazë.
Në ambientet e Gjykatës së Posaçme po shqyrtohet masa e sigurisë edhe ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa dhe biznesmenëve të tjerë.
Kujtojmë se kreu i bashkisë së Tiranës u shoqërua nga agjentët e BKH-së më 10 Shkurt, pasi Gjykata e Posaçme i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, i akuzuar për dy vepra penale, ajo e “korrupsionit pasiv” (në 9 raste) dhe “pastrim parash”.