Me nisjen e pjesës së dytë të Derbit Partizai-Tirana, trajneri i Partizanit ka bërë një zëvendësim, duke larguar nga fusha e lojës Bertonin dhe ka aktivizuar Ramadanin.
Torasa ishte me pa fatë në minutën e 55 të ndeshjes. Pasi i shmanget bukur njërit prej lojtarëve të Tiranës, lëshon një të djathtë të fuqishme drejt portës, por topi përplaset në shtyllë.
Në minutën e 61 loja u ndërpre për pak çaste pas hedhjes së tymueseve nga tifozët.
Porta e Tiranës u trondit sërish në minutën e 69, këtë herë me Bathën, i cili goditi nga 25 metra, por topi përfundoi në traversë.