Nesër do të ndërpritet energjia elektrike për disa zona të Tiranës.
Kjo bëhet me dije përmes një njoftimi për mediat ku OSHEE njofton se në vijim të investimit që po bëhet nga OSSH për mirëmbajtjen e kabinave, shkëputja do të bëhet gjatë intervalit kohor 09:00-15:00.
Mësohet se pa drita pjesërisht do të jenë zonat;
Mëzez
Qafë Kashar
Lagjia “Haskolaj”
Kus Allgjatë