Bota

Ndërpritet energjia elektrike në Ukrainë, çfarë ndodhi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:03 - 11/09/22 |
Opi Nion

Shumë zona të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, në pjesën lindore të vendit, po përballen me një ndërprerje të energjisë elektrike pas një sulmi rus, tha të dielën kryebashkiaku i qytetit.

Pas një sulmi në një objekt të infrastrukturës në Kharkiv, “energjia elektrike u shkëput në shumë zona të qytetit. Për të njëjtën arsye, nuk ka ujë në të njëjtat zona, pompat nuk funksionojnë”, tha kryetari Ihor Terekhov përmes Telegram.

Kryebashkiaku i Kharkiv vazhdoi duke e përshkruar sulmin si “një hakmarrje të ndyrë dhe cinike të agresorit rus për sukseset e ushtrisë sonë në front, veçanërisht në rajonin e Kharkiv”.

Terekhov gjithashtu u bëri thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë, duke thënë se “specialistët tanë dhe punonjësit e shërbimeve publike po punojnë tashmë për të eliminuar dëmin që armiku ynë i shkaktoi qytetit”./Opinion.al

Pas