Një shkëputje e energjisë elektrike ka ndodhur gjatë koncertit të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” nga reperi i njohur Noizy.
Kjo ka bërë që fansat e tij të shpërthejnë në thirrjet “Rama ik”, ndërkohë që përmes një reagimi, OSHEE ka bërë të ditur se stakimi ka ndodhur nga ngarkesa e pajisjeve dhe linja që menaxhohej nga organizatorët.
Njoftimi i OSHEE:
Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët.
Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.
Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.
Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik.
Faleminderit