Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nderoi Kosovën në Olimpiadën e Rios, propozohen 1 milion euro për Majlinda Këlmendin

2016/08/10 at 1:30 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nderoi Kosovën në Olimpiadën e Rios, propozohen 1 milion euro për Majlinda Këlmendin

Njëqind mijë euro i takojnë Majlinda Kelmendit nga shteti i Kosovës për fitimin e medaljes së artë olimpike. Kjo vlerë parashikohet për medaljen e artë në rregulloren për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate të larta në garat ndërkombëtare. Ky rregull është në fuqi prej qershorit të vitit 2013.

Por, në Federatën Kosovare të Xhudos, janë të bindur se xhudistja meriton një shpërblim financiar shumë herë më të madh, përveç atij që e ka të garantuar ligjërisht. Në FKXH-së thuhet se ajo që ka arritur Majlinda në Rio është e jashtëzakonshme dhe në të njëjtën mënyrë duhet të jetë edhe shpërblimi i shtetit për të. Dhe shuma që përmendet është 1 milion euro, që sipas drejtuesve të Federatës do të ishte në përputhje me atë që ka bërë Majlinda Kelmendi për shtetin e Kosovës.

25-vjeçarja nga Peja, të dielën në “Rio 2016” bëri historinë. Ajo fitoi medaljen e artë olimpike në xhudo, në kategorinë deri në 52 kilogram. Titulli olimpik vlerësohet si diçka e jashtëzakonshme, pasi kjo është vetëm pjesëmarrja e parë e Kosovës në ngjarjen më të madhe sportive. Titulli olimpik i bashkohet dy titujve të botës dhe dy të Europës që ka fituar xhudistja më herët. Ajo ka përfituar disa herë shpërblime nga shteti në bazë të ligjeve, por xhudistët kërkojnë që për suksesin historik të ketë një shifër të madhe.

Trajneri

“Moment që kërkon reflektim. A meriton Majlinda të ketë diçka të jashtëzakonshme? Mendoj se po. Shteti duhet ta shpërblejë si duhet këtë sukses të saj”, ka shkruar trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka në profilin e tij në “Facebook”, duke paraqitur edhe një deklaratë të Majlindës në të cilën ajo thotë: “Kam refuzuar milionat nga shtetet e tjera. Nuk ka para që më bëjnë të ndihem si sot”.

Për gazetën kosovare “Koha Ditore”, Kuka ka folur më shumë dhe ka lënë të kuptohet se shpërblimi për Majlindën duhet të jetë 1 milion euro. “Majlinda realisht ka refuzuar milionat e shteteve të tjera për të qëndruar në Kosovë dhe për të vazhduar të garojë për Kosovën. Është momenti që kjo të vlerësohet. Çdo medalist i artë olimpik bëhet milioner. Majlinda e meriton këtë”, ka thënë trajneri.

“Titulli i Majlindës është një arritje e jashtëzakonshme. Është diçka që bën histori, ka bërë që e gjithë bota të kthejë sytë nga Kosova”, vazhdon Kuka. Ai ka përmendur rastin e xhudistit rus Mansur Isaev që për medaljen e artë olimpike të fituar në Londër u shpërblye me 1 milion dollarë. Në fakt, ishin sukseset e Majlinda Kelmendit dhe xhudisteve të tjera që ndikuan të ndryshonin rregulloren për shpërblimin e sportistëve që arrijnë suksese në gara të mëdha ndërkombëtare.

Etiketa: 1 milion euromajlinda kelmendirioshperblim

Ju sugjerojmë

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve

15 Dhjetor, 2025 10:03 am
Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist
Bota

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist

15 Dhjetor, 2025 9:58 am
Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët
Bota

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët

15 Dhjetor, 2025 9:16 am
Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia
Bota

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia

15 Dhjetor, 2025 9:12 am
Para
Kosovë/ Gaz lotsjellës edhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Kosovë/ Gaz lotsjellës edhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Ja çfarë ndodh nëse konsumoni çdo ditë kos

Ja çfarë ndodh nëse konsumoni çdo ditë kos

Ky është efekti më i përdorur nga VIP-at në Snapchat

Ja risia që sjell Snapchat

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
15 Dhjetor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar, duke...

Lexo më shumë

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
15 Dhjetor, 2025

Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ndonëse Sali Berisha njoftoi se do të tërhiqen...

Lexo më shumë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
15 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku vëllai ka goditur me thikë vëllain e tij pas një konflikti...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
15 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në dalje të SPAK pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com