Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërkombëtarët: Tetë nga 29 kandidatët e Vetingut në “listën e zezë”

2017/03/04 at 9:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i ONM: Reforma në drejtësi do bëhet, pa të s’ka anëtarësim në BE

Kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, Genoveva Ruiz Calavera dorëzoi të premten vlerësimet dhe rekomandimet për 192 kandidatët e institucioneve të vetingut në zyrën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani.


Përmes një letre të botuar në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit, shefja e ONM-së kërkoi që “zarfi i mbyllur” me rekomandimet për secilin prej kandidatëve t’i dorëzohej Kuvendit të Shqipërisë.

“Nga 29 aplikantët e listës së parë, tetë kanë rekomandime negative të ONM-së. Në të gjenden 21 aplikantë të vlefshëm për votimin final që do të merret në konsideratë nga Parlamenti,” shkruan drejtuesja e ONM.

“Nga 164 kandidatët e listës së dytë, 85 janë ndikuar nga rekomandime negative, ndërsa 79 të tjerët jo,” shtohet në letrën e kryetares së ONM.

Sipas letrës së Genoveva Ruiz Calavera, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit vlerëson se një numër i lartë mes 79 kandidatëve të listës së dytë kanë eksperiencën e duhur profesionale, të paktën në letër, por nuk dorëzuan disa prej certifikatave të nevojshme në aplikimet e tyre.

“Si rezultat, komisioni ad-hoc parlamentar mund të dëshirojë t’i rishqyrtojë këto aplikime dhe të kërkojë certifikatat e munguara në mënyrë që të bëjë një vlerësim sa më të saktë për vendimin që do të marrë për një përfshirje të mundshme të këtyre kandidatëve në listën e votimit,” tha Ruiz Calavera.

“Në qoftë se komisioni ad hoc parlamentar nuk do të ndjekë këtë opsion….21 kandidatët e përshtatshëm përbëjnë një listë të vlefshme për të filluar konstituimin e organeve të vetingut, duke plotësuar në një fazë të dytë të gjitha postet vakante,” shtoi ajo.

Sipas përcaktimeve në Kushtetutë, aplikantët për institucionet e vetingut do të mbërrijnë në komisionin ad hoc parlamentar në tre grupe; lista e bardhë me kandidatët që plotësojnë kriteret formale, lista jeshile me kandidatët që nuk plotësojnë kriteret formale dhe lista e zezë, e përbërë me emrat e atyre që kanë marrë rekomandime negative nga ONM.

Kapërcimi i një kandidati nga lista e gjelbër tek ajo e bardhë kërkon 4 vota të komisionit ad hoc, ndërsa me pesë vota, komisioni i ndarë me numër të barabartë anëtarësh mes mazhorancës dhe opozitës mund të nxjerrë një kandidat nga lista e zezë dhe ta përfshijë atë në listën e bardhë. /BIRN

Etiketa: KANDIDATONMvetingu


Ju sugjerojmë

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

18 Korrik, 2025 9:38 am
Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
Aktualitet

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

18 Korrik, 2025 9:23 am
100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
Bota

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

18 Korrik, 2025 9:14 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

18 Korrik, 2025 9:08 am
Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?
Bota

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

18 Korrik, 2025 8:55 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

18 Korrik, 2025 8:42 am
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 8:30 am
Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
Aktualitet

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

18 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Para
“Eshtë vrasëse”, Agron Tufa i prish takimin letrar Diana Çulit

"Eshtë vrasëse", Agron Tufa i prish takimin letrar Diana Çulit

Horoskopi i dhjetorit sipas Susan Miller

Horoskopi nga Susan Miller për gjithë muajin Mars

Shihni përditësimin që ka bërë tani facebook, por vetëm për disa persona

Shihni përditësimin që ka bërë tani facebook, por vetëm për disa persona
















TE FUNDIT

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
18 Korrik, 2025

Policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë, në fshatin...

Lexo më shumë

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
18 Korrik, 2025

IMT ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Sipas të dhënave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit...

Lexo më shumë

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
18 Korrik, 2025

Më 18 korrik 1925 Adolf Hitleri publikoi manifestin e tij ideologjik "Mein Kampf". Libri konsiderohet i vështirë për t’u lexuar....

Lexo më shumë

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
18 Korrik, 2025

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar përfundimisht mëngjesin e së premtes kërkesën e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr rreth...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com