Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nderin e burrave e kanë në dorë gratë!

2019/03/01 at 8:58 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët

Mustafa Nano-Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare, Bebe Rexha sapo ka nxjerrë një këngë të re me titullin “Last Hurrah” (Urra-ja e fundit), dhe në videoclipin e publikuar në youtube shihen mes të tjerash skena lezbikesh e homoseksualësh, mes të cilëve vërtitet vetë këngëtarja me veshje e poza sensuale. Pamje të videoclipit po rrjedhin edhe në ekran.


Ka ndonjë gjë që nuk shkon në këtë mes? Bah, ju e dini qëndrimin tim lidhur me këtë argument. Unë jam kundër manisë për të lozur pa fund me lakuriqësinë, pasi kjo gjë, në mos tjetër, ushqen dukurinë e hiperseksualizimit të mjedisit e botës ku jetojmë, me fjalë të tjera inkurajon praktikat e sjelljet që rreken të përcjellin mesazhin se njeriu, sidomos gruaja, është vetëm e thjesht një objekt seksual, e për rrjedhjë gruaja, po nuk qe e bukur dhe ndjellëse, nuk vlen asgjë, nuk i duhet as dreqit. Dhe kuptohet pra, që këtë kritikë nuk e bëj nga pozitat e një njeriu konservator, sepse nuk jam i tillë, veç i tillë nuk jam, dhe kjo pak a shumë dihet. Mua më pëlqen sa s’ka ku të shkojë një vajzë lakuriqe. Çfarë nuk më pëlqen, është banalizimi i lakuriqësisë.

T’ju them të drejtën, lakuriqësia në art e në muzikë nuk më shqetëson. Ndoshta ngaqë kam bërë timen idenë se një artisti po t’i hiqet e drejta për të eksperimentuar, për t’i shtyrë kufijtë e eksplorimit, për të qenë i lirë, tërësisht i lirë, ai si zor të jetë artist. E kështu, nuk më shkon mendja të kritikoj Bebe Rexhën. Lëri të tjerat, por në këtë mes problemi nuk do të ishte i Bebe Rexhës. Kjo e fundit nuk është se ka bërë ndonjë gjest prej pioneri. Jo, kjo është e fundit që po e heq këtë valle.

Por le ta lëmë mënjanë këtë çështje, me të cilën jam marrë edhe herë tjetër. Është diçka tjetër, ku duhet të ndalem. Babai i këngëtares, Flamur Rexha, ka mbetur keq prej videoclipit të së bijës. Dhe i ka shkruar një sms, ku i thotë: “Mjaft më me këtë pornografi, që m’i sjell zorrët te goja! Më ka ardhur në majë të hundës. Më ke turpëruar. Më ke bërë të mos shkoj në asnjë vend.” Bebe Rexha e ka hedhur këtë reagim të babait në Instagramin e saj, të shoqëruar me shënimin: Im’atë më urren. Një veprim mendjelehtë dhe i pamend, sigurisht, pasi me këtë ajo e bëri babain personazh të lajmeve të botës, gjë që ai nuk e kishte kërkuar e synuar. Flamur Rexha nuk është si Thomas Markle, i ati i dukeshës së Suseksit, që po ia nxin jetën së bijës faqe botës, thjesht se kjo është mënyra që të jetë në qendër të vëmendjes. Jo, Flamur Rexha nuk ka kërkuar ndonjë vëmendje. Ai i bëri një qortim të bijës në rrugë private.

Por pasi thashë këtë, më duhet të them se qortimi i tij është ai i një burri shqiptar. I një babai shqiptar. Ai nuk e ka hallin që e bija po bën një gjë të gabuar, por që e bija po bën një gjë, me të cilën po turpëron të atin. Ai nuk limitohet t’i thotë së bijës 29 vjeçare që ti ke turpëruar veten, dhe në këtë rast do të kishim të bënim me një opinion, me një qëndrim kundër apo pro një norme të caktuar morale, por i thotë që “ti më ke turpëruar mua”. Është këndshikim tipikisht e pastërtish kanunor, sipas të cilit gruaja e vajza i vë njollë familjes me gjërat e gabuara që bën, se gruaja e vajza nuk kanë një nder, integritet, personalitet të tyren, që mund ta njollosin. Ato mund të bëjnë gjënë më perverse të përfytyrueshme, por me këtë nuk i bëjnë asgjë vetes, sepse ato vetë janë – këtë po e them unë, ë, jo kanuni – sepse ato vetë pra janë si balta, në mos si gjirizi, bëjnë pis, por nuk bëhen pis. Dhe në perëndim këtë nuk e kuptojnë, prandaj e kanë qortuar babain e Bebe Rexhës.

Unë e di, janë me mijëra, në fakt me qindra mijëra, shqiptarët e këtyre anëve që provojnë empati për Flamur Rexhën. E megjithatë nuk është dëgjuar ndonjë kritikë për Bebe Rexhën. Me siguri, janë të njëjtët, duhet ta themi këtë, me pak përjashtime janë të njëjtët që eksitohen prej gjoksit e shalëve të Bebe Rexhës, e në përgjithësi prej gjoksit e shalëve të një vajze sensuale, por nuk do donin që këto gjokse e shalë të ishin të bijave të tyre. Kështu jo, jo, kështu rrëmbehen thikat dhe hanxharët, dhe gjaku shkon deri në gju. Bijat shkojnë në botën tjetër, dhe familjes në këtë botë i mbetet nderi. Se njeriu për një nder rron, apo jo? Si thuhet në Kanun? Dy gisht nder në lule të ballit na i ngjiti i madhi Zot. Dhe fjala është për nderin e burrave, pasi në Kanun veç për këtë flitet, për nderin e burrave. Dhe nderin e burrave dihet se kush e kanë në dorë. Gratë.

Etiketa: mustafa nano


Ju sugjerojmë

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime
Bota

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

28 Dhjetor, 2025 4:52 pm
Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
Bota

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

28 Dhjetor, 2025 3:09 pm
Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
Bota

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

28 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit
Sport

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

28 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri
Rajoni

Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri

28 Dhjetor, 2025 1:58 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ 100 prokurorë në terren, policia: Nuk do lejojmë manipulime
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ 100 prokurorë në terren, policia: Nuk do lejojmë manipulime

28 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë
Rajoni

Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

28 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen
Aktualitet

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen

28 Dhjetor, 2025 1:45 pm
Para
Zjarr në bodrumin e Ministrisë së Brendshme, flet policia

Zjarr në bodrumin e Ministrisë së Brendshme, flet policia

Haradinaj: Thaçi i ka bërë dëme të mëdha vendit

Haradinaj: Thaçi i ka bërë dëme të mëdha vendit

“Pesë arsye pse opozita dogji mandatet”

"Pesë arsye pse opozita dogji mandatet"
















TE FUNDIT

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime
28 Dhjetor, 2025

New York-u është përfshirë nga stuhia e fuqishme dimërore “Devin”, me reshjet më të mëdha të dëborës që regjistrohen në...

Lexo më shumë

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
28 Dhjetor, 2025

Aktorja legjendare franceze Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, sipas një deklarate të fondacionit të saj. Një simbol...

Lexo më shumë

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
28 Dhjetor, 2025

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të...

Lexo më shumë

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
28 Dhjetor, 2025

Një stuhi dimërore ka goditur Suedinë, duke marrë dy jetë njerëzish, e duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe balck out-e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com