Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërhyrjet në gjyqësor/ Shoqata e Gjykatësve Federalë, mbledhje urgjente

2020/02/18 at 5:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërhyrjet në gjyqësor/ Shoqata e Gjykatësve Federalë, mbledhje urgjente

Një shoqatë kombëtare e gjyqtarëve federalë do të zhvillojë një takim urgjent të mërkurën, pas ndërhyrjes së zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë në një çështje që përfshin një bashkëpunëtor të ngushtë të Presidentit Donald Trump, i tha Zërit të Amerikës kreu i organizatës.

Cynthia Rufe, presidente e shoqatës, tha se gjyqtarët janë “të shqetësuar për sulmet ndaj tyre” dhe se kjo do të jetë çështja kryesore që do të diskutohet në takim.

Gjyqtarja nuk pranoi të jepte hollësi të tjera, por tha se juristët “nuk mund të prisnin” deri në mbledhjen e tyre të pranverës.

Departamenti i Drejtësisë habiti komunitetin politik dhe juridik javën e kaluar kur rrëzoi vendimet e prokurorëve të tij dhe rekomandoi një dënim më të lehtë për zotin Roger Stone, mik i vjetër i Presidentit Trump, i cili është shpallur fajtor për mashtrim të Kongresit, ndërhyrje tek dëshmitarët dhe pengim të drejtësisë që lidhen me hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Prokurorët kishin rekomanduar shtatë deri në nëntë vjet burg për zotin Stone, një rekomandim i bazuar në udhëzimet për dënimet që jepen për krime të tilla.

Por Departamenti i Drejtësisë rekomandoi një dënim më të lehtë pasi Presidenti Trump u ankua në një koment në Twitter se dënimi me shtatë deri në nëntë vjet do të ishte “i tmerrshëm” dhe “i padrejtë”.

Tre prokurorë të përfshirë në rastin Stone u tërhoqën nga çështja, ndërsa një i katërt dha dorëheqjen nga agjencia.

Roger Stone do të dënohet të enjten dhe gjyqtarja Amy Berman Jackson do të vendosë se sa kohë do të kalojë ai në burg.

Gjykatësja ka planifikuar një telekonferencë të martën me avokatët e përfshirë në çështjen Roger Stone, dy ditë para se ish-bashkëpunëtorit të Presidentit Trump t’i shqiptohet dënimi.

Gjykatësja Jackson është emëruar nga ish-presidenti Barack Obama dhe Presidenti Trump ka qenë kritik i madh i shumë vendimeve dhe politikave të paraardhësit të tij. Presidenti Trump u ankua javën e kaluar për vendimin e gjykatëses Jackson për të burgosur ish kryetarin e fushatës së tij, Paul Manafort në izolim dhe për mosndjekjen penale të ish-kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.

Gjykatësja Rufe thotë se Shoqata e Gjykatësve Federalë nuk ka asnjë interes të përfshihet në çështjen e zotit Stone, por e mbështet gjykatësen Jackson.

“Ne jemi mbështetës të çdo gjykatësi federal që bën punën,” tha ajo.

Çështja Roger Stone ka ngritur pyetje në Kongres në lidhje me ndërhyrjen politike në atë që historikisht supozohet të jetë një gjyqësor i pavarur.

Presidenti Trump përshëndeti Prokurorin e Përgjithshëm William Barr javën e kaluar për “marrjen përsipër” të çështjes Stone. Por të dy mohojnë akuzat se Presidenti Trump i ka kërkuar prokurorit Barr të ndërhynte.

Prokurori i Përgjithshëm Barr pritet të dëshmojë në Kongres muajin e ardhshëm.

Më shumë se 2,000 ish zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë i kanë bërë thirrje zotit Barr të jap dorëheqjen, duke thënë se trajtimi nga ana e tij i çështjes Stone “hapur dhe vazhdimisht ka shpërfillur” pavarësinë e degës së gjyqësorit.

Prokurori Barr i tha kanalit ABC News javën e kaluar se postimet e Presidentit Trump në Twitter po ia “bëjnë të pamundur punën”, duke thënë se ai nuk do të “ngacmohet ose ndikohet nga askush, përfshirë Kongresin, bordet editoriale të gazetave, apo Presidentin”.

Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Barcelona gati të “rrëmbejë” trajnerin e Lazio-s?

Barcelona gati të “rrëmbejë” trajnerin e Lazio-s?

U nda nga Al Pacino, aktorja 39 vite më e re: Nuk donte të shpenzonte

U nda nga Al Pacino, aktorja 39 vite më e re: Nuk donte të shpenzonte

Teknologjia dhe kërcënimet e reja ndaj zgjedhjeve

Teknologjia dhe kërcënimet e reja ndaj zgjedhjeve

TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com