Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërhyrjet e huaja në Shqipëri, Bushati propozon amendime të reja

2019/11/07 at 12:54 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërhyrjet e huaja në Shqipëri, Bushati propozon amendime të reja

Pas debateve të forta të zhvilluar ditën e djeshme për projektrezolutës së propozuar nga Taulant Balla për ndërhyrjet e huaja, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka depozituar ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare amendimet e tij.

Amendimet e Bushatit bazohen në tre shtylla kryesore si; Legjislacioni dhe institucionet vendase, angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, media dhe edukimi.

Po ashtu, ish-ministri i Jashtëm, ka propozuar dhe edhe ndryshimin e titullit të projektrezolutës duke propozuar që të bëhet, “Projektrezolutë “Për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja të mundshme në proceset zgjedhore dhe dezinformimit si mjet i ushtrimit të influencës në jetën shoqërore”.

Bushati shprehet se titulli aktual i projektrezolutës së propozuar nga deputeti Balla, “është marrë nga Rezoluta e Parlamentit Europian, miratuar në 10 tetor 2019,  e cila reflekton një realitet tjetër në nivel supra-kombëtar, siç është forma e organizimit të BE-së, bazuar mbi parimin e subsidiaritetit. Për më tepër, Rezoluta e miratuar në Parlamentin Europian është shumatore e një sërë aktesh e dokumentesh të miratuara nga institucionet e BE”.

Ai ka propozuar edhe ndryshime në preambul të projektrezolutës, në referimin e kushteve që gjeneruan këto amendamente si dhe rekomandimet që lë Kuvendi ndaj institucioneve.

Ndryshimet e kërkuara nga Bushati janë në përputhje me doktrinën e sigurisë kombëtare ku përfshihet dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare; Strategjinë e Mbrojtjes Kibernetike; Dokumentin e Politikave për Sigurinë Kibernetike për vitet 2015-2017; Agjendën Digitale të Shqipërisë 2014-2020.

Për Bushatin, referenca dhe mbështetja në bazën ligjore dhe rregullatore kombëtare është e domosdoshme për trajtimin e këtij fenomeni dhe në respekt të arritjeve të deritanishme të vendit dhe bilancit në këtë drejtim.

“Këto ndryshime arsyetohen me faktin se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar strategji dhe ligje që rregullojnë dhe garantojnë veprimtarinë e institucioneve në këtë fushë, sikundër detyrimet që lindin në bazë të këtyre ligjeve për këto institucione për të ofruar të dhëna, garanci, mbrojtje dhe zbatimin e politikave të hartuara”.

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare propozon amendime të projektrezolutës në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë me synim harmonizimin konceptual dhe terminologjik me konceptin strategjik të NATO-s, SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së.

Ndërhyrja e tretë e Ditmir Bushatit ka të bëjë me çështje të dezinformimit apo ndërhyrjet në proceset zgjedhore. Propozimet e tij ndahen në dy drejtime, rregullimi i kuadrit ligjor për mediat elektronike dhe qasja edukative.

Amendimi; “inkurajon institucionet përgjegjëse që të angazhohen në një strategji edukative në bashkëpunim me shoqërinë civile për të rritur ndërgjegjësimin mbi pasojat e fenomeneve që kanë të bëjnë me dezinformimin, lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes, dhe nga ana tjetër propozon dhe disa nisma që kanë të bëjnë me mediat”.  

Ndërsa përsa i takon medias, veçanërisht asaj elektronike, ai propozon “ndërtimin e urave të bashkëpunimit me platformat e rrjeteve sociale në mënyrë që të sigurohet informacioni i plotë rreth reklamave politike, financimit të tyre dhe ruajtjes e mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve”.

Bushati gjithashtu kërkon që “Institucionet përgjegjëse të marrin masat për hartimin e kuadrit ligjor për adresimin e çështjeve të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e mediave elektronike duke respektuar parimet kushtetuese mbi lirinë dhe të drejtën e shprehjes, në përputhje me standardet e BE-së, rekomandimet e OSBE-së, të bazuara mbi parimin e vet-rregullimit, proporcionalitetit dhe nevojën për unifikimin e masave për mediat elektronike dhe ato audiovizuale, duke përcaktuar qartë subjektet që preken nga ligji dhe strukturën që do të kontrollojë zbatimin e ligjit”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
Bota

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

22 Nëntor, 2025 2:24 pm
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Para
Twitter drejt shitjes, ja ofertat nga kompanitë pretendente

SHBA akuza 2 ish-punonjësve të Twitterit:Kanë spiunuar për Arabinë Saudite

Nga grabitja e VIP-ave në Greqi tek posta e Krujës,kush është Andi Paturri

Nga grabitja e VIP-ave në Greqi tek posta e Krujës,kush është Andi Paturri

“Zgjedhorja”/ Gjiknuri flet për propozimet e PD, Hajdari: Ndryshim sistemi

"Zgjedhorja"/ Gjiknuri flet për propozimet e PD, Hajdari: Ndryshim sistemi

TE FUNDIT

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës”...

Lexo më shumë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq...

Lexo më shumë

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
22 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, janë takuar me njëri-tjetrin.Ata kanë biseduar sëbashku në Zyrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com