Sociale

Ndërhyrje në zemer te “Hygeia”,si është gjendja e Kryepeshkopit Janullatos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 03/07/20 |
el ida

Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas Janullatos, pas një ndërhyrje në zemër realizuar me sukses nga ekipi i mjekëve kardiologë invazivë të Spitalit Hygeia, ka lënë më në fund Spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas ndërhyrjes angioplastike për vendosjen e dy stendave, ditën e premte, më 26 qershor 2020, dhe pas normalizimit të shëndetit të tij, kryepeshkopi u kthye në Kryepiskopatë, mesditën së mërkurës, më 1 korrik 2020.

Ai ka shprehur falënderimet më të ngrohta për mjekët që u kujdesën për të,  kardiologun z. M. Llambro, për ndërhyrjen e tij të shkëlqyer, mjekun anesteziolog z. B. Arabi, profesorin e Patologjisë, z. A. Pilaca., personelin e zgjedhur të infermierëve dhe,veçanërisht, për Drejtorin e Përgjithshëm të Hyegias, z. L. Solis./Opinion.al

Pas