Aktualitet

Ndërhyn në procese gjyqësore/Kim-Berishës: SHBA do të luftojë kundër korrupsionit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 22/04/22 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit, Sali Berisha i cili tha se Kim ka ndërhyrë në proceset gjyqësore në vendin tonë.

Në një status në “Twitter”, Kim shkruan se nëse ndërhyrja në procesin gjyqësor nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, atëherë thotë ajo po SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne të bëjnë pjesën tonë në luftën kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO!

SHBA ka bërë dhe do vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjeve që minojnë demokracinë, përbëjnë interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA”, shkruan Kim./Opinion.al

Pas