Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndarja sipas besimit fetar, ja sa deputetë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë ka Parlamenti i ri

2017/08/22 at 6:06 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pastrimi i politikës nga krimi, një vendim për nesër

Instituti i Studimeve Politike, që drejtohet nga Afrim Krasniqi, ka bërë një studim të mirëfilltë për 140 deputetët e rinj të Parlamentit.


Kështu, ai është fokusuar te ndarja fetare e deputetëve. Të dhënat janë interesante. Shumicën e zënë deputetët myslimanë ndërsa më pas vijnë katolikët dhe ortodoksët.

Por ka një ndarje interesante te partitë. PS shihet se ka më shumë ortodoksë dhe LSI,  ndërsa PD ka më shumë deputetë katolikë.

STUDIMI

Besimi fetar i deputetëve? Tani që 140 deputetët janë zgjedhur dhe brenda dy javësh do të mblidhet parlamenti i ri, ia vlen të shohim përtej emrave, në detaje të përfaqësimit. Një prej temave tabu është përkatësia fetare e politikanëve që marrin vendime në emrin tonë. Ka zgjedhje vendore ku përkatësia fetare është kushti kryesor i kandidimit për një politikan, siç ka bashki ku përkatësia në besimin fetar në minorancë automatikisht sjell humbjen elektorale të tij. Ne kemi disa parti demokristiane dhe disa parti me bazë besimin mysliman, si dhe dy parti me bazë ortodokse, por asnjëra prej tyre nuk ka marrë asnjëherë më shumë se votat e nevojshme për një mandat parlamentar, kryesisht përmes ndihmës në koalicion politik me njërën nga dy partitë e mëdha, PS e PD.

Partitë fetare nuk kanë sukses, legjislacioni ynë ka qenë kufizues për to, por ndikimet fetare kanë qenë e janë prezent në vendimmarrjen politike. Le të kujtojmë detaje të tilla simbolike, si zgjedhjet lokale të Shkodrës 1996 apo faktin se në Korçën dy-fetare prej më shumë se dy dekadash fitues në bashki janë kandidatë të së njëjtit besim fetar.

Në zgjedhjet parlamentare kemi qarqe dhe shpërndarje mikse të popullsisë. Vetëm dy nga 12 qarqet kanë mbi 95% përkatësi e të njëjtit besim fetar. Megjithatë në zgjedhjet e fundit parlamentare pati disa raste ku debati mbi përkatësinë fetare të kandidatëve prodhoi kritika në media. Për shembull, në Tiranë, ku nga 34 kandidatët fitues vetëm 1 i përket besimit fetar katolik (PS), apo ku nga 50 kandidatët e PD në këtë qark vetëm numri 49 i përket këtij komuniteti, i cili sipas INSTAT, numëron mbi 5.5% të banorëve të këtij qarku. Apo në Lezhë ku sipas INSTAT mbi 14% janë myslimanë, në Korçë, ku sipas INSTAT mbi 58% i përket besimit mysliman apo në Shkodër ku shumicë sipas INSAT janë katolikët me 3%.

Të dhënat mbi deputetët realizuar nga Instituti i Studimeve Politike përmes projektit ëëë.deputetim.al tregojnë se raporti fetar në parlamentin e ri është dukshëm i devijuar nga të dhënat zyrtare të INSTAT (2011). Konkretisht në parlament do të kemi 100 deputetë të besimit mysliman ose 72% të parlamentit, 23 deputetë të besimit ortodoks ose 16% të parlamentit dhe 17% të besimit katolik ose 11% të parlamentit. Referuar qarqeve, pothuajse asnjë qark nuk ka ndarje të përputhshme me shifrat e INSTAT, megjithatë bien në dy të dhëna interesante, – si p.sh, në Durrës me një kryebashkiak ortodoks ky komunitet zë vendin e tretë në përfaqësim, me vetëm 7%. Lezha dhe Dibra kanë 100% deputetë të së njëjtit besim fetar, në Shkodër raportet e INSTAT janë të përmbysura, kurse në disa qarqe të tjera raportet janë të përafërta.

Interesante janë edhe të dhënat e grupeve parlamentare dhe të partive politike fituese. PS ka më shumë deputetë myslimanë e ortodoks sesa mesatarja kombëtare, madje ka përqindje më të lartë të ortodoksëve sesa PD. PD (duke llogaritur brenda saj edhe Ndoka i PDK, Dule i PBDNJ, Mediu i PR dhe Shehi i LZHK) ka deficit në përfaqësimin e ortodoksëve dhe ka përqindjen më të lartë të përfaqësimit të katolikëve, kryesisht falë votave që merr në Shkodër e Lezhë. Partia e tretë politike, LSI, ka përfaqësim të balancuar edhe bazuar në faktin se në llogari janë vetëm 19 deputetët e saj, nga të cilët 12-5-2 i korrespondojnë secilit besim fetar. Në PDIU me tre deputetë nuk ka lajm, – vetëm një komunitet fetar është i përfaqësuar.

Çfarë tregojnë të dhënat? Janë bazë për analiza brenda partive dhe jashtë tyre, për lidhje të analizës me grupet mbështetëse partiake dhe sistemin horizontal të përfaqësimit në partitë politike. Janë edhe një shenjë për ti dhënë përgjigje pyetjes tabu, – a është përkatësia fetare një kriter jo ligjor por efektiv për karrierë në partitë politike? Partitë thonë jo, ligji thotë jo, por të dhënat statistikore thonë se po. Shikoni partitë e mëdha parlamentare dhe ish parlamentare,  – tre kryetarët në PS, pesë kryetarët në PD, ashtu edhe kryetarët në partitë e tjera, përfshirë PDIU, PDK, PBDNJ, PAA, etj, në fakt i përkasin të të njëjtit besim fetar. Rastësi? Në politikë, siç Churchill thotë, nuk ka asnjëherë rastësi.

 

Etiketa: besimet fetaredeputetetndarja ne kuvend


Ju sugjerojmë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Para
Elefanti femër nxjerr c**at, habitet fotografja: S’kam parë kurrë…

Elefanti femër nxjerr c**at, habitet fotografja: S’kam parë kurrë…

Pesëdhjetë biznesmen amerikanë mbërrijnë në Shqipëri me një avion privat të World Travel

Pesëdhjetë biznesmen amerikanë mbërrijnë në Shqipëri me një avion privat të World Travel

“Harrohen”/ Skandal në Gjykatën e Tiranës, 300 dosje nuk dërgohen për rekurs

"Harrohen"/ Skandal në Gjykatën e Tiranës, 300 dosje nuk dërgohen për rekurs
















TE FUNDIT

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
12 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë. Duka tha se...

Lexo më shumë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
12 Tetor, 2025

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në...

Lexo më shumë

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
12 Tetor, 2025

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, në fitoren 1:0, në intervistën për Klan Kuq e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com