Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kantautorit të famshëm italian Toto Cutugno, në moshën 80-vjeçare.
Rama thotë se kishte planifikuar që këtë verë të takonte Cutugno në Vlorë, por ai nuk mund t’i të mposht sëmundjen.
“Ishe një Italian i madh, i vërtetë, ne do të takoheshim këtë verë në Vlorë por Zoti vendosi që të të linte që të pushoje në paqe, ndërkohë që këngët e tua do të mbeten gjithnjë të regjistruara në zemrat e shumë shqiptarëve. Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno, ishte një privilegj të jetoje në të njëjtën kohë me një legjendë si ti”,-shkruan Rama në rrjetet sociale.
Cutugno u bë i famshëm në vitin 1983, kur në festivalin e Sanremos këndoi këngën “L’italiano”. Edhe pse kënga e tij doli vetëm në vend të pestë, ajo u bë e njohur në të gjithë botën falë turneve të tij.