Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit/ Bardhi, Basha dhe Alibeaj mesazhe ngushëllimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 28/05/22 |
Opi Nion

Mesazheve ngushëlluese për humbjen e ish-presidentit Nishani u janë bashkuar edhe Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Aliebaj.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe”, shprehet Basha!

Deputeti Alibeaj e cilëson ish-presidentin një njeri të paqtë dhe shtetar të urtë.

“Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani! Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në cdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President. Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë! I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve! Iu prehtë shpirti në parajsë”, shprehet Alibeaj!

“Ditë zie për Partinë Demokratike”. Kështu është shprehur deputeti Gazment Bardhi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit, Bujar Nishani.

Teksa i shpreh ngushëllime familjes Bardhi shkruan se ish-kreu i shtetit do të mbetet i paharruar në kujtimet tona.

“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie. Ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit Bujar Nishani na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!”-shkruan Bardhi.

Për shumë vite, Nishani ka mbajtur poste të rëndësishme në Partinë Demokratike. Ndërsa mandatin si President i Republikës Nishani e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017./Opinion.al

Pas