Drejtësia argjentinase ka konfirmuar nisjen e një procesi gjyqësor për vdekjen e Diego Armando Maradonas, që ndërroi jetë në Buenos Aires, më 25 nëntor 2020, pas një edeme akute pulmonare, të shkaktuar nga dështimi kronik i zemrës.
Tetë të pandehurit akuzohen për vrasje nga pakujdesia, e cila dënohet me 8 deri në 25 vjet burg. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të fillojë gjyqi.
Dhoma e Apelit dhe Garancive në San Isidro konfirmoi se neurokirurgu Leopoldo Luque, psikiatri Agustina Cosachov dhe gjashtë punonjësit e tjerë shëndetësorë të akuzuar për vdekjen e Diego Armando Maradona do të gjykohen me akuzën e kryerjes së një “vrasjeje të thjeshtë”.
Aktakuza e tyre ishte kërkuar vitin e kaluar, por më pas ishte apeluar. Të pandehurit janë pjesë e grupit që shoqëroi Maradonën, muajt e fundit, gjatë shtrimit të tij në spital.