Aktualitet

Ndarja nga jeta e Krajakës, Rama: Spikati me këngë të rrezikshme tingujsh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:01 - 03/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kompozitorit, Agim Krajka.

Kompozitori është përcjellë ditën e sotme në banesën e fundit pasi ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare.

Kryeministri ka shprehur vlerësimin e tij për Krajkën, ndërsa shton se “po nuk besoj të ketë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër.”

POSTIMI

AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit. Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit. Ajo firzamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore. Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të ketë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave. U prehtë në paqe./ Opinion.al

Pas