Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistes, Edi Luarasi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se shkëlqimin e aktores nuk e errësoi dot as regjimi komunist.
“Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi. Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena. Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha./ Opinion.al