InstaBIZ

Ndarja me Ilary Blasi, Totti thyen heshtjen: Më tradhtoi e para



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 11/09/22 |
Opi Nion

Ndarja e Francesco Tottit me ish-partneren e tij Ilary Blasi ishte një nga lajmet më të bujshme në showbiz-in italian.

Pak kohë më pas, janë zbuluar të tjera detje nga marrëdhënia mes Tottit dhe Blasit.

Mediat, shkruajnë se ka pasur tradhti nga të dyja palët, ndërsa vetë Totti ka vendosur që ta sqarojë këtë çështje.

Në një rrëfim për “Corriere della Sera”, Francesco Totti ka treguar s enë fakt nuk ka qenë ai që ka tradhtuar i pari dhe që ka qenë arsyeja e divorcit.

“Nuk isha unë ai që tradhtova i pari”, argumenton fort ish-kapiteni i Romës, duke nënvizuar se vjeshtën e kaluar gjeti mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij, pasi thashethemet për lidhjen e Ilarit me një burrë tjetër i kishin rënë në vesh disa muaj më parë. Duke u ndalur te lidhja e tij e re me Noemi Boçhi, Totti tha se kishin qenë miq si fillim.

“Pas Vitit të Ri”- konfirmon Totti – “u bë histori dhe u konsolidua në mars 2022”.

Me Ilaryn shpjegon Totti “ne kishim ulje-ngritje, si çdo çift. Më pas diçka u prish. Kriza e vërtetë shpërtheu midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por unë kisha vuajtur për disa kohë”.
Për sa i përket videove që tregonin familjen e mbledhur në restorant për të heshtur thashethemet e ndarjes, ai pranon se ishin bërë se për të shpëtuar martesën.

“Ne u përpoqëm pak, por jo plotësisht. Askush nuk donte të provonte asgjë më shumë. Le të themi se nuk ishte dhe nuk është një përpjekje e madhe.”, tha ai.

“Në shtator të vitit të kaluar filluan të vinin thashethemet: që Ilary ka një tjetër. Në të vërtetë, më shumë se një. Mua më dukej e pamundur. Përkundrazi gjeta mesazhet”.
Dhe shton: “Nuk kisha spiunuar kurrë në njëzet vjet, as telefoni i saj dhe as ajo nuk ma kishin lënë vend për të dyshuar. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, dyshova. Dhe pashë se ka qenë një person i tretë, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes Ilarit dhe një tjetri”, emri i të cilit Totti nuk ia përmend.

“Mos më lejoni t’ju them emrin e tij. Ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, i cili i përket një bote shumë larg nga e imja. Ishte një tronditje. Ilary kishte dikë tjetër.
Për fëmijët kërkova një marrëveshje. Nuk doja të përfundoja në gjyq. Kështu që i propozova Ilaryt që të mendonim për fëmijët. Mendova t’ua linim shtëpitë fëmijëve dhe të shkonim secili 3 ditë me radhë që ata mos të ishin me valixhe nëpër duar. Por Ilary tha ‘jo’. Kështu që unë propozova të ndaja shtëpinë, në fund të fundit është e madhe. Ose të merrja një tjetër.”, pohoi Totti.

Pas