Greqia ka përshëndetur ditën e sotme adoptimin nga Senati Italian të marrëveshjes për përcaktimin e zonave detare.
Kujtojmë se marrveshja detare ishte nënshkruar që në qershor të 2020 në Athinë, me 223 vota pro dhe 2 abstenim.
Tashmë, me ratifikimin nga pala italiane ka përfunduar procesi i miratimit dypalësh, ndërsa pritet vendimi të zbatohet.
Ndër të tjera, në fjalën e saj Ministria e Jashtme e Greqisë ka deklaruar se marrëveshja evidenton përkushtimin e palës greke dhe vendeve fqinje ndaj të Drejtës Ndërkombëtare Detare, përkatësisht në Konventën e OKB për Detin, respektimi dhe zbatimi i të cilës përbën një detyrim për të gjitha vendet.
Sjellim në vëmendje se më herët kjo marrëveshje kishte shkaktuar shqetësim dhe në palën shqiptare, për përcaktimin e ZEE, Greqi-Shqipëri, në detin Jon e cila ende nuk është zgjidhur, por pritet që të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës./Opinion.al