Aktualitet

Ndalonin të rinjtë me hashash dhe u vidhnin paratë, arrestohen dy policët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:52 - 26/11/22 |
Opi Nion

Dy efektivë policie, një i Komisariatit nr.1 dhe një i Policisë Bashkiake në kryeqytet, janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas Klan News, dy policët akuzohen për grabitje me dhunë tek liqeni.

Mësohet se ata ndalonin të rinj me cigare hashashi. Dy policët u vendosnin të rinjve prangat që të dukej zyrtare dhe më pas u merrnin paratë.

Ndërkohë Klan News ka mësuar dhe identitetet e tyre. Bëhet fjalë për policin e patrullës së komisaritatit nr. 1, Serxhio Cani, 23 vjeç dhe policin bashkiak, Sajmir Muzikani, 39 vjeç.  Për rastin është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Dyshohet se dy autorët vidhnin sende me vlerë e celularë edhe qytetarëve që dilnin për shëtitje tek liqeni./Opinion.al

Pas