Rreth 10 mijë euro janë sekuestruar nga policia kufitare në Kapshticë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë lokale theksohet se është goditur një tjetër rast i tentativës për transferta të paligjshme parash jashtë vendit, si edhe falsifikimit të vizave.
52-vjeçarit turk A.U , shofer autobusi, i janë sekuestruar 5300 Dollarë, 4095 Euro si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.
Shtetasi turk u ndalua në linjën për në Greqi, në vijën e dytë. Sasia e parave iu gjet në çantën personale të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./ Opinion.al