Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi është shoqëruar nga policia e Kosovës. Ajo është mbajtur për rreth 20 minuta nga sigurimi i Kuvendit, duke i bërë kontrolle të detajuara. Më pas ajo është shoqëruar nga policia, pasi dyshohet se mund të ketë patur sende të dyshimta.