Aktualitet

Ndalohet kamioni me 60 emigrantë të paligjshëm në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:17 - 09/10/20 |
Al Do

Një numër rekord emigrantësh të paligjshëm janë kapur mbrëmjen e sotme duke u transportuar me kamion në aksin Korçë – Pogradec.

Forcat e policisë kanë bllokuar një kamion në afërsi të fshatit Leminot. Pas inspektimit të mjetit rezultoi se në rimorkio ndodheshin rreth 60 emigrantë të paligjshëm të cilët kishin hyrë në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie për të kuptuar dinamikat e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët e mundshëm  ndërkohë që mendohet se kamioni i drejtohej kryeqytetit. /Opinion.al

Pas