Asnjë makinë nuk do të mundet të kalojë në pikën doganore të Kakavijës gjatë ditës së nesërme, prej orës 7 të mëngjesit për shkak të një greve të palës doganore greke.
Lajmin e konfirmon policia e cila bën me dije se kjo grevë do të zgjasë deri në mëngjesin e 10 Nëntorit, çka do të thotë se drejt Greqisë nga Shqipëria në këtë hark kohor mund të kalojnë vetëm këmbësorë.
Kujtojme qe kjo eshte hera e dyte brenda pak ditesh, qe ne kufirin grek krijohen probleme me kalimin.