Bota

Ndalohet 32-vjeçari, tentoi të djegë Katedralen e Nju Jorkut


               Publikuar në : 20:42 - 18/04/19 |
el ida

Një 32-vjeçar është arrestuar pasi ka hyrë në Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork, me dy shishe të mbushura me benzinë.

Policia tha se rojet u konfrontuan me të ndërsa ai tentonte të hynte në katedrale. Ai kishte derdhur benzinë në tokë dhe oficerët kishin mundur ta ndalnin në kohë.

Disa përfaqësues të Kishës nënvizuan se incidenti i dyshimtë ndodh vetëm dy ditë pas zjarrit që përfshiu Katedralen e “Notre Dame”-it në Paris, sidoqoftë, thonë se është ende herët të konfirmohet nëse terrorizmi ishte motivi i këtij rasti.

Katedralja e Shën Patrikut është ndërtuar në vitin 1878 nga imigrantë irlandez dhe është ikonë e qytetit të New Yorkut./Opinion.al

 

 

Pas