Paraditen e së dielës ish kryeministri Berisha shkroi në një status në Facebook që fishekzjarret këtë vit u ndaluan. Sipas tij preteksti i shte plagosja e polices Ina Nuka, por arsyeja e vërtetë është në fakt frika se mos studentët e revoltuar i hedhin në drejtin të kryeministrit Rama. Pas postimit të Berishës ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Lleshaj ka zgjedhur të përgjigjet në Twitter. Ai shkruan se fishekzjarret u ndaluan sepse rrezikojnë sigurinë publike dhe jetën njerëzore./Opinion.al
Postimi i plotë:
Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë.
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) December 23, 2018
“Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë.”