Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ndaje shpirtin nga nëna, godit mallkimin”, video horror të pseudo-pastores

2023/09/14 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ndaje shpirtin nga nëna, godit mallkimin”, video horror të pseudo-pastores

Disa materiale shqetësuese qarkullojnë në rrjete sociale të një zonje, e cila prezantohet si pastore, e njohur me emrin Alketa. Ajo flet për Jezus Krishtin dhe mbledh njerëz të grupmoshave të ndryshme. Alketa kryen rituale të rrezikshme në emër të pastrimit të shpirtit, shërimit e heqjes së magjisë.

Rasti është denoncuar në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan.

Denoncuesja: Motra ime ka kaluar disa shqetësime dhe për shkak të këtyre shqetësimeve është futur në rrjetet sociale, ku ka kërkuar që të gjejë një ngushëllim, mirëpo ajo ka hasur në një faqe në internet me emrin “Kisha Online Jesus Krisht” e cila drejtohet nga zonja Alketa, me këtë emër e kam njohur dhe jam futur dhe vetë pastaj dhe kam kontrolluar, ju jam drejtuar juve sepse ajo po lidhet gjithmonë e më shumë me këtë të ashtuquajtur “kishë”. Ka filluar që të ndjekë seancat që krijon kjo kishë e mbledh njerëz. Aty ndodhin disa situata që për mua janë shumë shqetësuese dhe të frikshme. Unë si qytetare nuk më duket aspak e drejtë dhe madje më duket si manipulim që ju bëhet njerëzve. Ka pasur nëna më fëmijë të sëmurë dhe duke i parë të gjitha këto, vërej se kjo zonja i merr dhe i shtrin përtokë, bën sikur shëron sëmundjet. Heq magjira e gjëra të çuditshme.

Këto video janë si skena horrori dhe shumë të dëmshme për personat që janë manipuluar. Veprimtaritë publikohen në një profil të emërtuar “ Kisha Online Jezus Krishti Zot”.

Alketa Auer: Zjarr i Shpirtit të Shenjtë! Komplet! Zjarr i Shpirtit të Shenjtë! Komplet! Në emër të Jezus Krishtit, unë do të shkatërroj çdo magji!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr! Zjarr! Zjarr!

Ato do të marrin urdhër dhe do të zbatojnë urdhrin, që vjen në emër të Jezus Krishtit. Bekojmë trurin, që të gjitha sinjalet e trurit, tani, të funksionojnë!

Unë godas, sot, çdo mallkim ndër breza! Jashtë, sot!

Nga mamaja, zjarr! Fryma e punës nga babai, zjarr! Fryma nga vëllai, zjarr! Në emër të Jezus Krishtit, unë bëj sot, ndarje shpirtërore nga mamaja!Në emër të Jezus Krishtit…!

Unë e ndaj shpirtin tënd nga mamaja jote! Tani, jashtë!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Dhe çdo plagë e të ligut, të shkatërrohet, tani!

Në emër të Jezus Krishtit Zot, dhe paqja jote të jetë tani në trupin e tij! Paqja jote, Zot, në mendjen e  tij, në zemrën e tij!

Aleluja!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Për Vëllazërinë Ungjillore dhe për psikologët, materiale të tilla janë shumë shqetësuese.

Vëllazëria Ungjillore të Shqipërisë: Falemindërit që e sillni këtë si çështje sepse në të vërtetë edhe ne kemi marrë disa ankesa të ndryshme nga qytetarë me drejtues të kishave për veprimtarinë e saj. Faqja online që kjo zonjë drejton, nuk ka lidhje dhe nuk është pjesë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë. Ne kemi drejtuar në fakt një letër tek të gjithë pastrorët dhe të gjithë drejtuesit për të vënë në dijeni besimtarët tanë ungillorë të kenë kujdes sepse veprimtari të tilla nuk janë përputhje me atë që Bibla na mëson ne dhe mbi atë që besojmë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që kur persona të tillë, kryejnë veprimtari të tilla, ne duhet të drejtohemi pranë një kishe ungillore dhe të jemi të vetëdijshëm a është diçka që Bibla apo kisha na mëson. Kjo nuk është një pastor, por mënyra se si ne i përcaktojmë pastorët janë përmes disa kritereve, të cilat çdo kishë ka edhe i cakton.

Psikologe, Gesi Anamali: Materialet e vëna nga ju në dispozicion ishin shqetësuese, por vërej që në materialet kishte elementë të dëmtimit të anës psikologjike, shëndetësore të individëve që ishin pjesë e tyre. Përgjithësisht, të gjithë individët, të cilët kalojnë një fazë të vështirë psikologjike, që mund të jetë depresion, kalimi i një ndjenje inferioriteti, apo të gjitha problematikat që na sjellë jeta, na duhen forca, na duhen njerëz që mund të na thonë që je mirë, je bukur, mund ta arrish, ndoshta këto individë nuk kanë gjetur dikë në rrethin e tyre shoqëror dhe janë drejtuar drejt kësaj zonje. Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë vetëm me predikim, por edhe me manipulim të individëve. Është më mirë t’i drejtoheni një mjeku, nuk arrijmë që të zgjidhim diçka me predikim./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Mbi 200 persona të arrestuar, Vocaj: U angazhuan 3 mijë policë, hetimet filluan në mars

Mbi 200 persona të arrestuar, Vocaj: U angazhuan 3 mijë policë, hetimet filluan në mars

Operacioni anti-drogë me mbi 200 të arrestuar, Lala: Një 71-vjeçare shpërndante heroinë

Operacioni anti-drogë me mbi 200 të arrestuar, Lala: Një 71-vjeçare shpërndante heroinë

Maskimi i shpërndarësve, mjekja: Shtrohen në spital dhe u shpërndajnë drogën pacientëve

Maskimi i shpërndarësve, mjekja: Shtrohen në spital dhe u shpërndajnë drogën pacientëve

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com