Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, pasi gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani Bllaca ka humbur jetën në Budapest, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Lajmi i hidhur u bë i ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Sipas njoftimit, vdekja e gazetares Sylejmani-Bllaca, e cila la pas vetes 3 fëmijë, ka ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.
Gazetarja 33-vjeçare është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i cili është diplomatik i njohur i Republikës së Kosovës në Hungari./Opinion.al