Aktualitet

Ndahet nga jeta regjisori Pirro Mani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 03/06/21 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare regjisori dhe aktori i njohur Pirro Mani.

Lajmi është konfirmuar për mediat, teksa bëhet me dije se regjisori ka ndërruar jetë në SHBA ku prej vitesh jetonte me familjen. Në karrierën e tij artistike Mani numëron mbi 80 shfaqje. Nga viti 1967- 1992 aktori ka qenë regjisor në Teatrin kombëtar.

Kujtojmë se Pirro Mani është bashkëshort i Pavlina Mani.

Ndërkohë që këngëtari Elton Deda ka prekur me mesazhin e tij, postuar në rrjetet sociale kushtuar ndarjes nga jeta të aktorit të njohur dhe regjisorit Pirro Mani, babai i partneres së tij, Jola Mani.

MESAZHI I DEDËS
Fluturo tashme me enjgjejt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gezime ne jeten time. Dhe cfare trishtimi solle sot. Do te te jem mirenjohes per gjithcka, per dashurine qe me dhe, per trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madheshtia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do kete kurre fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajses babi Piro!/Opinion.al

Pas