Regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
Ai do të përcillet për në banesën e fundit të mërkurën, më 11 qershor, në orën 16:00, në varrezat e Sharrës.
Leka Bungo lindi më 28 shkurt 1944 në Vlorë dhe mbetet një prej figurave më të spikatura të artit shqiptar, me një karrierë të pasur në teatër, film dhe televizion. Ai përfundoi studimet për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu” dhe më pas ndoqi një kurs regjie në Institutin e Lartë të Arteve.