Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare jeta publicisti dhe botuesi Arben Xoxa. Kohët e fundit Arben Xoxa, i ati i Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vuante nga një sëmundje të cilën nuk e mundi dot.
Arben Xoxa, i biri i Jakov Xoxës, lindi në Tiranë më 1 maj 1952. Ai studioi Gjuhë Shqipe – Letërsi dhe u specializua si kritik arti. Xoxa ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike.
Prej rinisë ai ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj, duke botuar shkrime dhe studime të shumta.
Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen të hënën ora 10:00 pranë Akademisë së Shkencave, tek Biblioteka./E.M