Është ndarë nga jeta profesori dhe mjeku i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga.
Profesor Boga ka qenë drejtues i shërbimit të Ortopedisë në Shqipëri për shumë vite. Ai dha një kontribut mbi dyzetvjeçar, ku ndërthuret eksperienca e mjekut me profesorin në auditorët e Fakultetit të Mjekësisë dhe e punonjësit shkencor pranë Qendrës Spitalore Universitare në shërbimin e Traumatologji-Ortopedisë.
Botimet dhe studimet e profesor Bogës janë të shumta, duke shërbyer si literaturë akademike dhe tekste referimi për shkencën e mjekësisë dhe ndihmëse për ortopedët e rinj. Ai është autor i pesë teksteve mësimore, me qindra artikuj shkencorë, referues shkencor në konferenca europiane mbi ortopedinë, si dhe përpunues i tri teknikave kirurgjikale personale.
Shërbimi ortopedik në Spitalin Ushtarak mban emrin e tij. /Opinion.al