Aktualitet

Ndahet nga jeta piktori Maks Velo


               Publikuar në : 17:45 - 07/05/20 |
Al Do

Piktori dhe arkitekti i njohr Maks Velo ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Mësohet se ai vuante nga anemia dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

Maks Velo lindi në Paris në vitin 1935 por më pas familja e tij u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Korçë. Ai mbaroi studimet për arkitiekturë por gjatë kohës së regjimit komunist u arrestua dhe u dënua me dhjetë vite burg për arsye politike.

Përpos arkitekturës, Maks Velo ishte i njohur edhe si piktor edhe shkrimtar. Ai është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura” etj.

Ai u angazhua gjithashtu edhe në publicistikë ku shpesh herë është shprehur rreth aktualitetit dhe jetës politike të vendit. /Opinion.al

Pas